TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 15:28

Armëpushimi Izrael-Iran, Starmer: Teherani të kthehet në tryezën e negociatave me SHBA!

Shkruar nga Pamfleti

Armëpushimi Izrael-Iran, Starmer: Teherani të kthehet në

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka folur lidhur me luftën Iran-Izrael. Gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Holande, Starmer tha se duhet të zbatohet armëpushimi mes ty vende.

Ai u shpreh se është koha për të shfrytëzuar këtë mundësi për të stabilizuar rajonin dhe se tashmë është thelbësore që armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit të vijojë.

Starmer shtoi se Irani duhet të rikthehet në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara.

“Përfundimisht, vetëm kështu do të sigurojmë një fund të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të programit bërthamor të Iranit. Po përdorim çdo mjet diplomatik për të mbështetur këtë përpjekje", përfundoi ai.

Lini një Përgjigje