TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Dhjetor 2025, 10:20

Rusia në aksion, sistemi raketor ‘Oreshnik’ zyrtarisht në shërbim të Bjellorusisë

Shkruar nga Pamfleti
Rusia në aksion, sistemi raketor ‘Oreshnik’ zyrtarisht në
Sistemi raketor ‘Oreshnik’

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se sistemi raketor tokësor "Oreshnik" ka hyrë zyrtarisht në shërbim në Bjellorusi. Ceremonia e inauguruar shënoi fillimin e operimit luftarak për një njësi të pajisur me këtë sistem, raporton agjencia e lajmeve ruse Tass.

Gjatë ritualit ushtarak të ndërrimit të rojes, u ngrit flamuri i Forcave Strategjike të Raketave, ndërsa ministria ruse theksoi se janë krijuar të gjitha kushtet për vendosjen operative dhe akomodimin e personelit ushtarak rus në territorin bjellorus.

Rusia në aksion, sistemi raketor ‘Oreshnik’ zyrtarisht në
Oreshnik ka hyrë zyrtarisht në shërbim në Bjellorusi.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, sistemi "Oreshnik" synon të forcojë kapacitetet raketore dhe të rrisë gatishmërinë mbrojtëse në rajon, duke pasur një rol strategjik brenda bashkëpunimit ushtarak mes Bjellorusisë dhe Rusisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur tensionet rajonale janë rritur, duke ngritur pyetje për ndikimin e saj në sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Lindore.

Çfarë është sistemi raketor "Oreshnik"?

Rusia në aksion, sistemi raketor ‘Oreshnik’ zyrtarisht në
Raketet Oreshnik

Me ato pak informacione që dimë për arsenalin ushtarak të Rusisë , raketat “Oreshnik” janë një nga sistemet raketore më të avancuara që Moska ka zhvilluar gjatë pesë viteve të fundit. Këto  raketa  i përkasin gjeneratës së re të raketave me rreze të gjatë veprimi, por jo të rrezes ndërkontinentale, siç u njoftua zyrtarisht nga Kievi pak orë pas lëshimit të saj.

Në fakt insistimi ukrainas, duke qenë se edhe Presidentit Volodymyr Zelensky në mesazhin e tij i mëshoi faktit se raketa ishte ndërkontinentale, solli edhe reagime perëndimore, kryesisht nga analistë, të cilët theksuan se raketa me koka të shumta që goditi Dnipron nuk i përket kësaj kategorie sistemesh.

“Oreshnik” është gjithsesi një nga armët, karakteristikat dhe dinamika e të cilës aktualisht i mungojnë Perëndimit. Sipas asaj që deklaroi presidenti rus,  Vladimir Putin, dhe raportohet nga mediat ruse, përparësia kryesore e këtyre raketave është shpejtësia me të cilën ato godasin objektivat e tyre gjatë zbritjes.

Më konkretisht, “Oreshnik” fluturojnë me një shpejtësi prej 2 deri në 3 kilometra në sekondë, gjë që praktikisht i bën ato përtej supersonikes dhe "të padukshme" për sistemet e mbrojtjes ajrore, të cilat Kievi i ka vendosur aktualisht, kryesisht rreth qendrave të mëdha urbane dhe njësive kryesore energjetike.

“Oreshnik-ët” i përkasin “familjes” së armëve hipersonike pasi godasin në fakt me shpejtësi që kalon 10.800 km/h dhe bëjnë pjesë në kategorinë që përfshin raketat që lëvizin me shpejtësi nga 6.100 km/h deri në 12.300 km/h.

“Oreshnikët” kanë gjithashtu aftësinë e mbajtjes së kokave të shumta luftarake dhe nuk janë ndërkontinentale, por me rreze të gjatë pasi udhëtojnë në një distancë jo më shumë se 900 kilometra. Ajo që është gjithashtu e sigurt bazuar në fjalët e Putinit është se goditja në Dnipro është e para që Rusia ka tentuar me këtë sistem të veçantë të armëve.

Vladimir Putin e quajti atë një “test” , që është më shqetësuesja nga zhvillimet e fundit. Nëse Rusia ka marrë vendimin për t'iu përgjigjur sulmeve balistike perëndimore në territorin e saj edhe duke përdorur armë nën provë, atëherë përshkallëzimi ka të ngjarë të ketë dimensione që Perëndimi dhe Kievi sot nuk duket se i kanë llogaritur.

rusia në aksion sistemi raketor ‘oreshnik’ në bjellorusi

Lini një Përgjigje