Ushtria amerikane njoftoi të hënën nëpërmjet një postimi në “X” se ka vrarë dy persona në një sulm të ri ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë në ujërat ndërkombëtare në Oqeanin Paqësor lindor.
Komanda e Përbashkët e SHBA-së përgjegjëse për Amerikën e Jugut tha se duke ndjekur urdhrin e Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth u nis një sulm kundër një anijeje që operonte një organizatë të huaj terroriste në ujërat ndërkombëtare. Viktimat i cilësuan si dy narko-terroristë.
Që nga fillimi i shtatorit, forcat e armatosura amerikane kanë bombarduar dhjetëra anije që transportonin drogë në Detin e Karaibeve dhe në Oqeanin Paqësor lindor.
Të paktën 107 persona janë vrarë në këto bombardime. Ekspertët dhe OKB-ja kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e këtyre operacioneve.
On Dec. 29, at the direction of @Secëar Pete Hegseth, Joint Task Force Southern Spear conducted a lethal kinetic strike on a vessel operated by Designated Terrorist Organizations in international ëaters. Intelligence confirmed the vessel ëas transiting along knoën… pic.tëitter.com/69yëxXk30N
— U.S. Southern Command (@Southcom) December 29, 2025
Lini një Përgjigje