TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shkurt 2026, 20:58

Rusia harron luftën, shteti në alarm nga rritja e çmimit të... kastravecit

Shkruar nga Pamfleti
Rusia harron luftën, shteti në alarm nga rritja e çmimit
"Tërbimi" i kastravecit në Rusi

Teksa Rusia vijon të përballet me pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë dhe me presionin e sanksioneve perëndimore, një çështje e “rëndësishme” po dominon diskutimet publike: çmimi i kastravecëve.

Brenda pak javësh, kostoja e këtij produkti bazë është dyfishuar, duke arritur mesatarisht mbi 300 rubla për kilogram (3.60 euro). Në disa rajone, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, çmimi shkon edhe dy ose trefish më lart. Autoriteti rus i konkurrencës u ka kërkuar prodhuesve dhe rrjeteve tregtare shpjegime për rritjen e menjëhershme.

Ministria e Bujqësisë e lidh situatën me faktorë sezonalë. Megjithatë, opozita në Dumë e kundërshton këtë argument. Deputeti Sergej Mironov deklaroi se qytetarët po përballen me “një delikatesë të re” në raftet e dyqaneve, duke kujtuar debatet e vitit të kaluar për rritjen e çmimit të patateve.

Ndërsa prodhuesit sigurojnë se me ngrohjen e motit çmimet do të stabilizohen, debati publik tregon një kontrast domethënës: në një vend të përfshirë në një konflikt të zgjatur dhe nën presion të fortë ekonomik, vëmendjen e opinionit dhe politikës po e tërheq fort çmimi i një perimeje të zakonshme.

 

kastravec rusi

1 Komente

  1. T
    Tony

    It seems are so many demands from women to use cucumbers for pleasure because, the men are going to the war and die there.

    Lini një Përgjigje