TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Dhjetor 2025, 18:31

Rusia fut në “listë të zezë” Deutsche Welle-n!

Shkruar nga Pamfleti

Rusia fut në “listë të zezë” Deutsche Welle-n!

Ministria ruse e Drejtësisë e ka cilësuar median gjermanë Deutsche Welle si një “organizatë të padëshirueshme”.

Zyra e prokurorit rus e bëri këtë përcaktim të dielën.

Dhoma e ulët e parlamentit ia ka kërkuar prokurorisë që ta merrte këtë vendim që në gusht 2024.

Duke reaguar ndaj njoftimit të së dielës, Drejtoresha e Përgjithshme e DW, Barbara Massing, tha se “nuk do të dekurajohemi nga qëndrimi rus”.

Moska i etiketon rregullisht entitetet “të padëshirueshme” duke thënë se dëmtojnë sigurinë e saj kombëtare, që do të thotë se qytetarët rusë që bashkëpunojnë me to ose i financojnë ato përballen me dënime me burg deri në pesë vjet.

DW ishte përcaktuar tashmë si “agjent i huaj” në Rusi në vitin 2022.

Kështu kategorizohen mediat dhe organizatat që marrin fonde të huaja. Më parë,

DW ishte ndaluar të transmetonte lajme, studioja e saj në Moskë u detyrua të dëbohej dhe qasja në faqen e internetit dë.com u bllokua në vend. Ndër mediat e klasifikuara si “të padëshirueshme” janë Radio Free Europe/Radio Liberty, Bellingcat, CORRECTIV, Reporterët pa Kufij dhe TV Rain.

rusia putin media censure

Lini një Përgjigje