TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2023, 09:20

“Rrugët tona morën drejtime të ndryshme”, Giorgia Meloni ndahet pas 10 vitesh martesë nga bashkëshorti i saj

Shkruar nga Pamfleti
“Rrugët tona morën drejtime të ndryshme”, Giorgia
Giorgia Meloni dhe Andrea Giumbruno

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka zbuluar se është ndarë nga partneri i saj Andrea Giambruno. Meloni ka kaluar gati një dekadë me partnerin e saj ndërsa kanë një vajzë 7-vjeçare së bashku.

Lajmin për divorcin e saj, Meloni e ka bërë publik në llogarinë e saj në platformën “X”, ku ka publikuar një fotografi me të dhe vajzën e tyre 7-vjeçare.

Në të njëjtën kohë ajo tha se do vazhdojë të mbajë një raport të mirë me ish bashkëshortin tashmë, mbi të gjitha për mirëqenien e vajzës së saj 7-vjeçare.

Kryeministrja e Italisë, falënderoi gjithashtu ish partnerin e saj për vitet e mrekullueshme së bashku dhe vështirësitë.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Shtigjet tona kanë ndryshuar për ca kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë.

Unë do të mbroj atë që ishim, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj, me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. Ps. të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika të shpresojë të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”, ka shkruar Meloni.

“Rrugët tona morën drejtime të ndryshme”, Giorgia

Sipas mediave italiane, shkak i ndarjes është bërë një lidhje jashtë martesore e Giambruno e zbuluar në një emision live në televizionin italian ‘Striscia la notizia’. Giambruno pranon lidhje jashtë martesore, madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giambrunos:

Bashkëshorti Melonit: Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

Vajza: Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea

Bashkëshorti i Melonit: Po si quhesh, a jemi njohur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta...

giorgia meloni 10 vite martese bashkeshorti

Lini një Përgjigje