TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2023, 08:21

OKB paralajmëron kaos: Lindja e Mesme në buzë të një humnere!

Shkruar nga Pamfleti

OKB paralajmëron kaos: Lindja e Mesme në buzë të një

Lindja e Mesme është në “buzë të një humnerë” si rezultat i luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Kështu ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së, Philippe Lazzarini për BBC.

Bota tani po humbet njerëzimin e saj”, tha komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt. Ai paralajmëroi se dhuna mund të përhapet në të gjithë rajonin. Lazzarini paralajmëroi mes të tjerash për situatën e rëndë për civilët brenda Gazës, duke bërë thirrje përsëri për korridoret e ndihmës humanitare në territor.

Duke folur në Jerusalem, Lazzarini dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një “masakër të tmerrshme dhe barbare” që kishte krijuar një “traumë kombëtare, një traumë kolektive në Izrael”.

Por kjo ngjarje ende nuk e justifikon që lufta po zhvillohet pa asnjë kufizim”, tha ai. “Dhe nuk besoj se vrasja e më shumë civilëve është në interes të sigurisë dhe paqes së ardhshme këtu në rajon.”

lufta ne gaza

Lini një Përgjigje