TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2023, 07:53

“Rrjedhja e dokumenteve sekrete”, Pentagoni: Rrezik serioz për sigurinë kombëtare!

Shkruar nga Pamfleti
“Rrjedhja e dokumenteve sekrete”, Pentagoni: Rrezik serioz për

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka konsideruar si një rrezik për sigurinë kombëtare publikimin e dokumenteve sekrete ku u zbuluan edhe raportet për gjendjen ushtarake të forcave ukrainase.

Fakti që këto dokumente po qarkullojnë në internet është një rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare dhe mund të nxisë potencialisht dezinformimin,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Chris Meagher.

Së fundmi, është zbuluar se në një prej raporteve thuhet se Ukraina nuk ka kapacitetet për të kryer një kundërofensivë kundrejt Rusisë.

Ukraina ka ndryshuar tashmë disa nga planet e saj ushtarake për këtë shkak. Media amerikane "NeëYork Times" ka publikuar një artikull ku thuhet se sipas dokumenteve sekrete amerikane, Ukrainës pritet t'i mbarojnë rezervat e mbrojtjes kundërajrore brenda muajit maj. Disa tekste theksojnë pikat e dobëta të mbrojtjes ukrainase në një moment kritik dhe delikat të luftës, atëherë kur forcat do të përgatiteshin për të nisur një kundërofensivë kundër rusëve.

rrjedhja e dokumenteve sekrete pentagoni

Lini një Përgjigje