Mund të duhen të paktën gjashtë muaj për të rivendosur rrjedhat normale të naftës dhe gazit nga rajoni i Gjirit, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Situata aktuale në Lindjen e Mesme, ku Ngushtica e Hormuzit mbetet praktikisht e bllokuar nga Irani, mund të çojë në krizën më të rëndë energjetike në histori, tha Fatih Birol për Financial Times.
"Do të duhen gjashtë muaj që disa vende të jenë funksionale, të tjera shumë më gjatë", tha ai.
Politikanët dhe tregjet po e nënvlerësojnë shkallën e përçarjes, shtoi Birol, e cila është përkeqësuar nga sulmet iraniane ndaj infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik ditët e fundit.
Kujtojmë se Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë, me rreth një të pestën e eksporteve globale të naftës që kalojnë nëpër këtë rrugë ujore.
Irani më parë ka kërcënuar se do të sulmojë ose do t’i vërë flakën çdo anijeje që përpiqet të përdorë ngushticën, duke çuar në një rënie pothuajse të plotë të trafikut detar dhe duke rritur çmimet e naftës dhe gazit.
Më herët këtë muaj, IEA njoftoi se anëtarët e saj do të lironin një rekord prej 400 milionë fuçish naftë nga rezervat e tyre në përpjekje për të luftuar problemin e furnizimit.
Lini një Përgjigje