TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2024, 17:59

Rritet presioni për tërheqjen e Biden, donatorët bllokojnë 90 mln dollarë të fushatës së tij!

Shkruar nga Pamfleti

Rritet presioni për tërheqjen e Biden, donatorët bllokojnë

Telashet për presidentin, Joe Biden sa vijnë dhe shtohen. Disa donatorë të mëdhenj demokratë kanë bllokuar donacionet e tyre për fushatën e Biden.

Donatori më i madh Future Forward, sipas “The New York Times”, ka bllokuar donacionet me vlerë 90 milionë dollarë për presidentin Biden.

Sipas mediumit amerikan, donacioni do të mbetet i bllokuar për aq kohë sa Biden mbetet në krye të kandidaturës së demokratëve.

Vendimi për të mbajtur në burim shuma kaq të mëdha parash është një nga shembujt më konkretë të pasojave nga performanca e dobët e debatit të zotit Biden në fund të qershorit.

Lini një Përgjigje