TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2024, 12:55

Prapaskenat e Samitit të NATO-s/ Giorgia Meloni mërzitet duke pritur Biden, mimikat e saj tërheqin vëmendjen e mediave të huaja (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Prapaskenat e Samitit të NATO-s/ Giorgia Meloni mërzitet duke pritur
Meloni dhe Biden në Samitin e NATO-s , 11 Korrik 2024, Washington DC

Një video që tregon një kryeministren italiane Giorgia Meloni të mërzitur në pritje të presidentit amerikan Joe Biden është bërë virale në rrjetet sociale dhe mediat e huaja.

Videoja u xhirua të enjten në mëngjes kur Meloni dhe liderë të tjerë botërorë po prisnin Presidentin Biden dhe Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës Jens Stoltenberg për të nisur ditën e tretë të samitit të NATO-s në Uashington.

Ndërsa fliste me presidentin finlandez Alexander Stubb, zonja Meloni rrotulloi sytë dhe ‘kontrolloi’ orën që nuk ekzistonte te kyçi i dorës, teksa ora e takimit të planifikuar kishte kaluar.

Sipas mediave të huaja, samiti ishte planifikuar të fillonte në orën 10:00.

Një person tjetër që qëndronte me zonjën Meloni dhe  Stubb nxori telefonin e tij për të kontrolluar orën dhe kryeministrja italiane rrotulloi përsëri sytë para se të vuri re kamerat.

Videoja është postuar nga shumë përdorues në rrjetin X, duke përfshirë një reporter të Financial Times dhe Sky News.

Sipas mediave të huaja , Biden dhe Stoltenberg më në fund e hapën takimin në orën 10:40. Një tjetër angazhim i tij, një konferencë e vetme për shtyp, u shty gjithashtu nga Shtëpia e Bardhë.

Kjo nuk është hera e parë që një takim mes dy liderëve botërorë fiton vëmendje në rrjetet sociale. Muajin e kaluar, zoti Biden u pa duke përshëndetur zonjën Meloni pasi ai mbërriti në Itali për samitin e G7.

Më vonë, lideri 81-vjeçar u pa duke buzëqeshur dhe ngadalë duke u larguar nga një grup liderësh botërorë.

Kryeministrja italiane i erdhi shpejt në ndihmë zotit Biden, duke e zhvendosur vëmendjen e tij te grupi i liderëve teksa po bënin një fotografi. Biden, më pas, u kthye në grup.

Biden ditën e sotme në konferencën e tij të shumëpritur për shtyp në fund të samitit të NATO-s në Uashington është bërë viral për gafat e tij.

Gjatë përballjes me gazetarët, 81-vjeçari u tregua më i vendosur se kurrë për të kandiduar për një mandat të dytë, duke deklaruar, me çiltërsinë që e dallon, se ishte kandidati më i kualifikuar dhe i vetmi i aftë për të mposhtur Trumpin.

Takimi nuk nisi më së miri për presidentin, i cili pak para se të hynte në sallën e mbushur me gazetarë, kryesisht amerikanë, bëri një tjetër gafë duke e prezantuar Volodymyr Zelensky në skenën e samitit të NATO-s si Putin.

Pak minuta më vonë, ai lëshoi një tjetër ‘perlë’ këtë herë duke thënë "Zëvendëspresidenti Trump" kur fliste për zëvendësen e tij Kamala Harris.

joe biden giorgia meloni nato summit washington dc

Lini një Përgjigje