TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2024, 12:04

Tragjedi në "La Mansh", përmbyset gomonia me emigrantë; 4 persona humbin jetën

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në "La Mansh", përmbyset gomonia me emigrantë;

4 emigrantë kanë humbur jetën pas përmbysjes së gomones së tyre gjatë përpjekjes për të kaluar kanalin e La Manshit.

4 emigrantë kanë humbur jetën dhe 63 të tjerë janë shpëtuar, pas përmbysjes së gomones së tyre gjatë përpjekjes për të kaluar kanalin e La Manshit.

Sipas mediave të huaja, gjatë natë, një patrullë detare dha alarmin se emigrantët kishin rënë nga mjeti lundrues pa mjetet e nevojshme të shpëtimit.

“4 persona humbën jetën dhe 63 të tjerë janë shpëtuar”, thekson policia franceze. Në operacionin e shpëtimit u përfshinë një helikopter dhe një anije peshkimi.

Arsyeja e tragjedisë, sipas autoriteteve, ishte shpimi dhe përmbysja e gomones. Deri më tani nuk janë dhënë shumë detaje mbi shtetësinë e viktimave apo personave të tjerë të shpëtuar.

Kanali i La Manshit përdoret edhe nga emigrantë të paligjshëm shqiptar që tentojnë të mbërrijnë në Britani përmes gomoneve.

Sipas të dhënave nga ministria e brendshme e Londrës, mbi 13 mijë emigrantë kanë kaluar ilegalisht kanalin këtë vit.

Lini një Përgjigje