TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Qershor 2026, 15:26

Rrëzohet avioni në Kroaci, ishte nisur nga Gjermania; humbin jetën 4 persona

Shkruar nga Pamfleti
Rrëzohet avioni në Kroaci, ishte nisur nga Gjermania; humbin
Vendi ku u rrëzua avioni

Një avion i vogël është rrëzuar sot në Kroaci, duke shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave.

Sipas autoriteteve, avioni u rrëzua pranë Medulinit, një qytet në gadishullin e Istrias. Agjencia shtetërore kroate e lajmeve HINA raportoi se bëhej fjalë për një avion gjerman që ishte nisur nga Austria.

Fotografitë e publikuara nga vendngjarja tregojnë mbetjet e avionit në një fushë, ndërsa forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodheshin në zonë për operacionet e emergjencës.

Rrëzohet avioni në Kroaci, ishte nisur nga Gjermania; humbin
Pamje nga vendi i ngjarjes

Piloti vendas Nijaz Deliç deklaroi për portalin kroat Index se avioni “humbi kontrollin duke u rrotulluar në ajër dhe më pas u përplas me tokën”.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende numrin e saktë të personave që ndodheshin në bord. Detaje të tjera mbi rrethanat e aksidentit nuk janë bërë publike.

rrëzohet avioni në kroaci

Lini një Përgjigje