TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Janar 2025, 10:50

Rrëzohet avioni amerikan gjatë stërvitjes ushtarake

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet avioni amerikan gjatë stërvitjes ushtarake

Një avion luftarak amerikan F-35 është rrëzuar gjatë stërvitjes ushtarake në një bazë ajrore në Alaskë.

Në një deklaratë, Forcat Ajrore thanë se avioni ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Për fat të mirë, sipas Forvace të Armatosura piloti nuk ka pësuar dëmtime të rëndë dhe është i sigurt.

Sipas komandës së bazës ajrore Eielson, avioni ka pësuar “dëmtime të rënda”.

Mësohet se piloti është dërguar në Spitalin Ushtarak Bassett, për të marrë ndihmë mjekësore.

Komandanti Townsend siguroi se do të kryhet një “hetim i plotë” për aksidentin për të “minimizuar shanset që ai të përsëritet”.
F-35 është fryti i programit më të shtrenjtë të armatimit në historinë e SHBA-së.

Lini një Përgjigje