
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka shkarkuar komandantin e forcave ajrore të vendit Mykola Oleshchuk.
Shkarkimi u njoftua të premten në një dekret presidencial.
Nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm nga Zelenskyy për vendimin e tij, por ai vjen disa ditë pasi një pilot ukrainas u vra kur avioni i tij F-16 u rrëzua të hënën.
Nënkoloneli Oleksiy Mes u vra teksa mbronte qiellin e Ukrainës nga sulmi i madh ajror i Rusisë
Deputetja ukrainase Mariana Bezuhla ka pretenduar se avioni është rrëzuar nga sistemi i raketave anti-ajrore të vendit.
Në përgjigje të zonjës Bezuhla përpara shkarkimit të tij, gjenerallejtënant Oleshchuk tha se komentet e saj ishin një “mjet për të diskredituar udhëheqjen e lartë ushtarake”.
“Mariana, do të vijë koha që do t’i kërkosh falje gjithë ushtrisë për atë që ke bërë, shpresoj në gjykatë!”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje