
Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë rritur sërish, pasi të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se kanë interceptuar disa predha të lëshuara nga territori i Libanit, ndërsa sirenat e alarmit u aktivizuan në zonën e Shtulës. Nga ana tjetër, Hezbollahu konfirmoi përmes një postimi në Telegram se kishte shënjestruar këtë zonë me raketa.
Në një reagim të publikuar në platformën X, IDF njoftoi se kishte vrarë tre persona të cilët i identifikoi si “terroristë të Hezbollahut”, duke pretenduar se ata kishin tentuar pa sukses të lëshonin një raketë drejt një avioni të forcave ajrore izraelite.
Sipas ushtrisë izraelite, në dy incidente të ndara, Hezbollahu ka lëshuar raketa drejt trupave të saj në jug të Libanit, duke i cilësuar këto veprime si “shkelje të hapura të armëpushimit”.
Nga ana tjetër, Hezbollahu deklaroi se sulmet me raketa në veri të Izraelit ishin një përgjigje ndaj asaj që e konsideron “shkelje të armëpushimit” nga pala izraelite.
"Veprimet përbëjnë shkelje të hapura të marrëveshjeve të armëpushimit", tha ajo.
Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se Izraeli ka kryer sulme ajrore në qytetin e Tirit, në jug të vendit, gjatë mëngjesit të sotëm.
Lini një Përgjigje