
BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila ka një kohë të gjatë në pushtet në Maqedoni duke bërë aleanca ‘nga frynë era”, njëherë me të majtën, një herë me të djathtën duket se këtë herë do të mbeten në opozitë.
Partia maqedonase, VMRO-DPMNE, po prin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Sa i takon zgjedhjeve presidenciale, nga mbi 63 qind e rezultateve të përpunuara, kandidatja e VMRO DPMNE-së për president, Gordana Silanovska-Davkova ka fituar mbi 63 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i saj, presidenti aktual, Stevo Pendarovski, ka fituar rreth 30 për qind të votave.
Ndërkohë rezultati për zgjedhjet parlamentare, deri më tani paraqitet i tillë; nga 80 për qind e kutive të numëruara, Koalicioni “Maqedonia juaj” e VMRO-DPMNE-së ka fituar 333.501 vota ose 42 për qind.
Fronti Evropian i BDI-së që përbëhet nga Partia Demokratike Shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela), Lëvizja Populli, Partia Demokratike Europiane, Partia Demokratike Turke Unioni i Romëve, Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Unioni Demokratik Boshnjak) ka fituar 114.218 vota ose 14 për qind.
Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “VLEN” që përbëhet nga Lëvizja Demokratike, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë marrë 90.228 vota ose 11 për qind. Ndërsa Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane të udhëhequr nga LSDM ka marrë 114.218 vota ose 14 për qind.
E majta ka 37.012 vota, ndërsa Lëvizja ZNAM – ‘Për Maqedoninë tonë’ 27.689 vota. Partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje kishin më pak se një për qind të votave.
Në bazë të numrimit të deritanishëm të votave, VMRO del të jetë partia e parë me 42.75% e cila pritet të ketë 59 mandate në Kuvend. E dyta pritet të jetë koalicioni Fronti Evropian me 14.42%, e cila pritet të ketë 19 ulëse në Kuvend.
Pas saj është koalicioni VLEN me 11.38% dhe pritet të ketë 13 ulëse në Kuvend. LSDM, deri më tani ka 14.67% dhe pritet të ketë 18 ulëse në Kuvend.
Këto zgjedhje nxorën në pah defaktorizimi i pozitës së BDI-së së udhëhequr nga Ali Ahmeti, pasi VMRO-ja duket që nuk do të ketë nevojë për koalicion në formimin e qeverisë, por edhe nëse do të ketë koalicion gjasat që Ali Ahmeti të jetë pjesë e qeverisë së re duken të pakta.
BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila ka një kohë të gjatë në pushtet në Maqedoni duke bërë aleanca ‘nga frynë era”, njëherë me të majtën, një herë me të djathtën duket se këtë herë do të mbeten në opozitë.
Ndërkohë nga ana tjetër, koalicioni VLEN i cili doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, duket se do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.
Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, deklaroi se nesër nisin negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit VLEN./Pamfleti
Lini një Përgjigje