Kur janë numëruar 28,36% e votave të përgjithshme për zgjedhjen e presidentit, Gordana Siljanovska Davkova ka fituar 128.185 vota, ose 67,87%, ndërsa Pendarovski 62.726 vota ose 32,13%
Në Maqedoninë e Veriut ka nisur numërimi i kutive të votimit. Kur janë numëruar 28,36% e votave të përgjithshme për zgjedhjen e presidentit, Gordana Siljanovska Davkova ka fituar 128.185 vota, ose 67,87%, ndërsa Pendarovski 62.726 vota ose 32,13%. Një avantazh ky pothuajse i dyfsihtë nga ana e kandidatit të VMRO-DPMNE.
Ndërsa për zgjedhjet parlamentare, nga 23,14% të votave të përpunuara deri më tani, Koalicioni "Maqedonia juaj" VMRO-DPMNE ka fituar 70.92%. Koalicioni Evropian për Ardhmërinë - LSDM ka fituar 24.028!
Ndërkohë Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe që përbëhet nga Partia Demokratike Shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela), Lëvizja Populli, Partia Demokratike Europiane, Partia Demokratike Turke Unioni i Romëve, Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Unioni Demokratik Boshnjak), ka fituar 22.22%.
Ndërsa koalicioni tjetër i shqiptarëve "VLEN" që përbëhet nga Lëvizja Demokratike, Alternativa, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, ka marrë 18 % të votave
Kujtojmë se ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut është votuar për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Në zgjedhjet për President të drejtë vote kishin 1.814.317 qytetarë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 qytetarë.
Në përditësim...

Lini një Përgjigje