TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Maj 2024, 22:33

Koalicioni VLEN nis festën në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit, kapitullon Ali Ahmeti

Shkruar nga Pamfleti

Koalicioni VLEN nis festën në qytetet e Tetovës dhe Gostivarit,

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” ka nisur festën në disa qytete në Maqedoninë e Veriut, pas publikimit të rezultateve të para.

Nga videot që i kanë publikuar simpatizantët, shihet se “VLEN” feston edhe në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit.

Sipas të dhënave të fundit nga KSHZ, në qytetin e Gostivarit nga 85 për qind të votave të numëruara, Fronti Europian ka 9322 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka marrë 8869 vota.

Theksojmë që edhe në zgjedhjet presidenciale, rezultati ishte mjaft i ngushtë në mes Frontit Europian dhe Koalicionit VLEN.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vazhduar të numërojë votat nga zgjedhjet zgjedhjet parlamentare.

Nga 60.27% e votave të përpunuar në nivel shtetëror, pra, gjashtë njësitë zgjedhore është duke udhëhequr VMRO-DPMNE me 237 813 vota, ndërsa LSDM ka 81 134 vota.
Në kampion politik shqiptar Fronti Evropian ka 95 578 vota, ndërsa koalicioni VLEN 78 193 vota.

 

Lini një Përgjigje