TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Maj 2024, 17:21

Ndalimi i furnizimit të Izraelit me armë nga SHBA, Lloyd Austin: Ishim të qartë në kushtet tona, nuk mbështesim sulmin në Rafah!

Shkruar nga Pamfleti

Ndalimi i furnizimit të Izraelit me armë nga SHBA, Lloyd Austin: Ishim

Sekretari amerikan i mbrojtjes ka thënë se Uashingtoni ka qenë "shumë i qartë" në qëndrimin e tij në lidhje me një ofensivë të mundshme në Rafah, pasi një dërgesë armësh u ndalua për në Izrael.

Lloyd Austin tha se vendimi për të mbajtur dorëzimin e "municioneve me ngarkesë të lartë" erdhi pasi SHBA vlerësoi gjasat që Izraeli të nisë një sulm pa "llogaritur dhe mbrojtur civilët që ndodhen në atë hapësirë ​​beteje".

Kur u pyet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm, zoti Austin tha se qeveria nuk ka marrë një vendim përfundimtar se si të vazhdojë me dërgesën.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës, dërgesa mendohet se përmbante 1,800 bomba 2,000 paund (900 kg) dhe 1,700 bomba 500 paund (225 kg).

Ndërkohë sa i takon këtij vendimi, Izraeli u shpreh nuk ka asgjë për t'i shtuar vendimit të SHBA-së për të ndaluar furnizimin e disa municioneve.

"Unë personalisht dhe qeveria izraelite nuk kemi asgjë për të shtuar në këto raporte", tha zyrtari izraelit.

austin

Lini një Përgjigje