
Një postim në Instagram me një foto të ushqimit që ajo porositi duket se është ajo që ka tradhtuar modelen ekuadoriane e cila u vra në mes të ditës në një restorant disa ditë më parë.
23-vjeçarja Ladi Paraga Goiburo kishte postuar për 173 mijë ndjekësit e saj në Instagram një foto të pjatës me oktapod ceviche që kishte porositur në 28 prillin fatal.
Sipas raportit, në foto tregohej emri i restorantit ku ndodhej 23-vjeçarja ish-Miss Ekuadori, që dyshohet se ka mjaftuar që atentatorët e saj të gjenin se ku ndodhej ajo për ta vrarë.
Pak pas postimit Paraga pa dy persona të maskuar që hynë në restorant dhe e ekzekutuan me gjakftohtësi.
Atentati ndaj saj ndodhi dy muaj pasi u zbulua se ka qenë në një lidhje me kriminelin famëkeq, Leandro Noreo.
Bosi i kokainës në Ekuador, i njohur ndryshe me nofkën “El patron”, u ekzekutua teksa vuante dënimin në burg në vitin 2022.
Lini një Përgjigje