TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Maj 2024, 14:07

Australia kundër ofensivës në Rafah: Shkatërruese!

Shkruar nga Pamfleti

Australia kundër ofensivës në Rafah: Shkatërruese!

Ministrja e Jashtme australiane Penny Wong ka kundërshtuar ofensivën tokësore në Rafah, teksa ka treguar efektet e mundshme “shkatërruese” mbi civilët.

“Më shumë se gjysma e 2.3 milionë njerëzve të Gazës po strehohen në Rafah, duke i shpëtuar luftimeve diku tjetër. Ndikimet mbi civilët palestinezë nga një operacion ushtarak në shkallë të gjerë do të ishin shkatërruese”, shkroi ajo në rrjetin social X.

Ministrja e jashme bën thirrje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Ajo shkruan se mbështet punën e Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

"Bëj thirrje për një armëpushim humanitar për të lejuar lirimin e pengjeve dhe ndihmë. Mbështes punën e vazhdueshme të Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar një marrëveshje”, përfundoi Wong.

Lini një Përgjigje