
Diplomacia amerikane, e cila kishte paraqitur rezolutën e saj duke barazuar pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës në konflikt dhe duke mos kërkuar tërheqjen e pozicioneve ruse nga territori ukrainas, dështoi në miratimin e këtij qëndrimi.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që dënon agresionin rus në Ukrainë, të përgatitur nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vetë Ukraina.
Pro rezolutës kanë votuar 93 vende, ndërsa kundër ishin 18 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat votuan së bashku me Rusinë dhe Izraelin.
Ndërkohë rezoluta pati 65 abstenime.
Ndoshta ky votim apo qëndrim i Shqipërisë në OKB, duke u rreshtuar krah vendeve të BE-së, shpjegon edhe telefonatën e pak ditëve më parë të Presidentit ukrainas, Zelensky me Kryeministrin Rama. Vetë Zelensky bëri të ditur mbështetjen e Shqipërisë, ndërkohë që biseda me Ramën ishte në vijim të kontakteve që Presidenti ukrainas ka pasur me disa prej liderëve europianë.

Diplomacia amerikane, e cila kishte paraqitur rezolutën e saj duke barazuar pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës në konflikt dhe duke mos kërkuar tërheqjen e pozicioneve ruse nga territori ukrainas, dështoi në miratimin e këtij qëndrimi.
Franca propozoi tre amendamente për qëndrimin e SHBA-së, duke marrë duartrokitje të gjera në sallë, së bashku me Ukrainën dhe përfaqësuesin e BE-së.
Projekti i parë i rezolutës nuk e quante Rusinë agresore në luftë dhe nuk e njihte integritetin territorial të Ukrainës.
Megjithatë, disa ndryshime u miratuan përpara votimit për të forcuar gjuhën kundër Rusisë dhe për të ribërë të qartë integritetin territorial të Ukrainës.
Rezoluta e ndryshuar, e hartuar nga SHBA-të, u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara hasën kundërshtime nga aleatët e saj evropianë më vonë gjatë të hënës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku pritet të paraqesin të njëjtën rezolutë, që nuk e akuzon drejtpërdrejt Rusinë për luftën.
Një nga amendimet shtoi një paragraf që riafirmonte angazhimin për “sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë ujërat e saj territoriale”.
Një tjetër amendim e ndryshoi gjuhën nga “humbja tragjike e jetëve gjatë konfliktit Rusi-Ukrainë” në “pushtimin e plotë të Ukrainës nga Federata Ruse.”
Këto zhvillime në Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Sigurimit vijnë në përvjetorin e luftës ruse ndaj Ukrainës. Kjo ndodh disa ditë pas një takimi të nivelit të lartë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pa praninë e Ukrainës, për të diskutuar një proces për përfundimin e luftës.
Po ashtu, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ukrainën udhëtoi veçmas në Kiev pas takimit.
Lini një Përgjigje