
Një luftë e pazgjidhur midis dy vendeve mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë ku është takuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për të diskutuar mbi fatin e Ukrainës. Dy liderët u shfaqën duke buzëqeshur gjatë takimit dhe bisedës në Zyrën Ovale.
Duke folur për mediat gjatë takimit me Macron, Trump tha se pret që presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky të vijë në Uashington "këtë javë ose javën e ardhshme" për të nënshkruar një marrëveshje me SHBA-në mbi mineralet e rralla të tokës të Ukrainës.
“Do të takohem me Presidentin Zelensky. Në fakt, ai mund të vijë këtë javë ose javën e ardhshme për të nënshkruar marrëveshjen dhe… që do të ishte mirë, do të doja ta takoja. Do të takoheshim në Zyrën Ovale. Pra, marrëveshjet po punohen tani. Ata janë shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare. Do të jetë një marrëveshje me tokat e rralla dhe gjëra të tjera të ndryshme. Dhe ai do të donte të vinte, siç e kuptoj unë, këtu, për ta nënshkruar atë dhe kjo do të ishte mirë me mua”, tha Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Ai shtoi se nuk është i sigurt se kur do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, megjithëse më parë tha se mund të ndodhte në Arabinë Saudite.
“Nuk e di kur do të flasim. Në një moment do të takohem me Presidentin Putin”, tha ai.
Duke qëndruar në Zyrën Ovale, Trump u pyetet nëse do ta karakterizojë presidentin rus Vladimir Putin si një "diktator", pasi e kishte përdorur më parë këtë fjalë për të përshkruar Volodymyr Zelenskyn të Ukrainës.
"Unë nuk i përdor ato fjalë lehtë, do të shohim se si do të funksionojë gjithçka", tha Trump, duke shtuar se ata kanë një "shans për një zgjidhje shumë të mirë" midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Një luftë e pazgjidhur midis dy vendeve mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore", shtoi ai.
Trump deklaroi më tej se lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, nëse të gjitha palët tregohen të zgjuara.
"Unë mendoj se lufta [në Ukrainë] mund të përfundojë së shpejti, brenda javësh, nëse jemi të zgjuar. Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë...ne nuk e duam këtë. Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore, ne nuk e duam as atë", u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
Trump ndau një telefonatë të fundit me presidentin rus Vladimir Putin gjatë së cilës liderët ranë dakord të fillonin negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, Macron tha se ata patën një diskutim të mirë gjatë një telefonate të G7 këtë mëngjes dhe se ai do të diskutojë "paqen afatgjatë" në Ukrainë me Trump sot.
“Evropa është e gatshme të përshpejtojë mbrojtjen, por përfshirja "e fortë" e SHBA është e nevojshme për të siguruar që të arrihet paqja në Ukrainë”, tha Macron.
Trump u pyet nëse ai beson se Ukraina do të duhet të heqë dorë nga territori si pjesë e çdo negociate paqeje, ai i la të gjitha mundësit të hapura.
"Ne do të shohim. Është një negociatë që sapo ka filluar. Rimarrja e tokës ukrainase të pushtuar nga Rusia, nuk është një gjë e lehtë për t'u bërë", tha ai.
Trump ka sugjeruar më parë se Ukraina mund të rimarrë "disa" të territorit të saj dhe javën e kaluar tha se pushtimi i tokës ukrainase nga Rusia do të thotë se ajo "ka kartat" në negociata.
Trump tha gjithashtu se Vladimir Putin do të pranojë paqeruajtës evropianë në Ukrainë nëse dhe kur të përfundojë lufta, një sugjerim që Kremlini e ka thënë vazhdimisht se e kundërshton
Shtypi më pas u larguar nga dhoma në të cilën Macron dhe Trump do të vijojnë takimin jashtë vëmendjes së shtypit dhe kamerave.
Lini një Përgjigje