TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Prill 2024, 17:58

Rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e OKB-së, Dodik: Nuk duam të ndajmë as ajrin me boshnjakët

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e OKB-së, Dodik:

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha se populli serb “kurrë nuk do të pajtohet me narrativën e Sarajevës politike dhe një pjesë të komunitetit ndërkombëtar rreth gjenocidit të supozuar në Srebrenicë”.

Dodik tha nga Shën Petersburgu se shtytja e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së “po e shtyn Bosnjën dhe Hercegovinën drejt një ndarjeje paqësore”.

“Është një gënjeshtër e neveritshme se rezoluta do të përshpejtojë pajtimin. Është një sajesë që tregon qëllime propagandistike dhe asgjë tjetër. Kërkojmë vetëm që të respektohet letra e Dejtonit dhe letra e Kushtetutës”, u shpreh Dodik.

Ai theksoi se “RS nuk dëshiron të pranojë shkeljen e vazhdueshme të rregulloreve”.

“Situata do të ndryshojë në mënyrë dramatike pas 2 majit. Të pëlqen apo jo. Në marrëdhëniet tona të ndërsjella do të jetë Muri i Madh Kinez. Ne nuk duam të ndajmë ajër me boshnjakët, e lëre më vlera të tjera. Që i shtyni etiketën e një kombi gjenocidal një kombi të tërë dhe jeni të vetëdijshëm se ai nuk ka ekzistuar ose më mirë se nuk ka ndodhur kështu”, u shpreh Dodik.

Lini një Përgjigje