
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) ka mbështetur një ofertë palestineze për t’u bërë anëtare e plotë e OKB-së duke e njohur atë si të kualifikuar për t’u anëtarësuar dhe duke rekomanduar Këshillin e Sigurimit të OKB-së “të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme”.
Asambleja miratoi një rezolutë të premten me 143 vota pro dhe nëntë kundër, përfshirë SHBA-në dhe Izraelin – ndërsa 25 vende abstenuan, ndër to dhe Shqipëria. Ai nuk u jep palestinezëve anëtarësim të plotë në OKB, por thjesht i njeh ata si të kualifikuar për t’u anëtarësuar.
Shtetet që abstenuan janë: Shqipëria, Bullgaria, Austria, Kanadaja, Kroacia, Fixhi, Finlanda, Gjeorgjia, Gjermania, Letonia, Lituania, Ishulli Marshall, Holanda, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Paraguaj, Rumania, Vanuatu, Malavi, Principata e Monakos, Ukrainë, Britania e Madhe, Suedia dhe Zvicra.
Ndërsa nëntë vendet që votuan kundër janë: SHBA, Izraeli, Palau, Nauru, Mikronezia, Papua Guinea e Re, Hungaria, Argjentina dhe Republika Çeke.
Full result of the vote on enhancing @Palestine_UN's membership at the UN. pic.twitter.com/ejLHzz4P4M
— Rami Ayari (@Raminho) May 10, 2024
Lini një Përgjigje