Princi i kurorës së Iranit në mërgim, Reza Pahlavi, ka kritikuar ashpër kryeministrin britanik Keir Starmer, duke e akuzuar për mungesë veprimi ndaj situatës në Iran.
Në një reagim publik, Pahlavi deklaroi se Starmer “ka dështuar të veprojë” për të ndaluar atë që ai e cilësoi si “masakra e 40 mijë iranianëve të pafajshëm” nga regjimi në Teheran gjatë muajit janar.
Ai shtoi se vetëm rrëzimi i regjimit aktual në Iran mund të sjellë stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, duke e lidhur këtë edhe me sigurinë ndërkombëtare.
Pahlavi i bëri thirrje kryeministrit britanik të ndjekë një qasje më të ashpër, duke përdorur një krahasim historik.
“Keir Starmer duhet të ndjekë gjurmët e Churchillit, jo të Chamberlainit. Ai duhet të mbështesë luftën e popullit iranian për liri. Ka ende kohë që Qeveria të ndryshojë kurs: të ndjekë penalisht IRGC-në që masakron të pafajshmit, të dëbojë ambasadorin e regjimit të paligjshëm dhe të veprojë për të mbështetur popullin e Iranit”, u shpreh ai.
Komentet e Pahlavi-t vijnë si reagim ndaj deklaratës së një dite më parë nga Starmer, i cili mirëpriti një armëpushim dyjavor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Lini një Përgjigje