Libani po përpiqet gjatë 24 orëve të fundit të arrijë një armëpushim të përkohshëm, me qëllim krijimin e kushteve për nisjen e bisedimeve më të gjera me Izraelin.
Sipas një zyrtari të lartë libanez, i cituar nga Reuters, ideja është që ky armëpushim të shërbejë si një hap paraprak për një proces më të strukturuar negociatash. Ai theksoi se bëhet fjalë për një “proces të veçantë, por me të njëjtin model” si armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i ndërmjetësuar nga Pakistani.
Zyrtari shtoi se ende nuk është përcaktuar as data dhe as vendi i mundshëm për zhvillimin e bisedimeve. Megjithatë, sipas tij, Libani e konsideron thelbësor rolin e Shteteve të Bashkuara si ndërmjetës dhe garantues të çdo marrëveshjeje të mundshme.
Këto zhvillime vijnë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka dhënë udhëzim për nisjen e negociatave të drejtpërdrejta me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Lini një Përgjigje