TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Prill 2025, 16:30

Revoltohen të burgosurit, kaos dhe përleshje në burgun italian

Shkruar nga Pamfleti

Revoltohen të burgosurit, kaos dhe përleshje në burgun italian

Kaos dhe përleshje në një prej burgjeve në Itali. Bëhet fjalë për një revoltë që ka nisur pasditen e së martës në burgun e Piacenza-s, ku në një krah të IEVP Novate, ka pasur përplasje dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por mediat italiane raportojnë se në burg kanë ndërhyrë trupat policore të pajisura me helmeta dhe mburoja. Gjithashtu për shkak të situatës, forca të shumta policore nga qytete të tjera janë nisur drejt Pisacenza-s.

Nga raportimet mësohet se sinjali i një revolte në burg u dha mëngjesin e së martës ku në një prej qelive shpërthyen flakët e zjarrit.

Revoltohen të burgosurit, kaos dhe përleshje në burgun italian

Një ambulancë e dërguar nga 118 dhe ekipet e zjarrfikësve janë parë duke mbërritur në vendngjarje, por më pas ndërhyrja e tyre nuk ka qenë më e nevojshme.

Pak ditë më parë, të mërkurën 9 prill, në një notë urgjente drejtuar prefektit Paolo Ponta, dhe për informacion autoriteteve të ndryshme, përfshirë kryetarin e bashkisë së Piacenza dhe kreun e departamentit të administrimit të burgjeve, sindikatat kishin kërkuar një "takim jashtëzakonisht urgjent për të vlerësuar konkretisht rreziqet e mundshme që janë aktualisht mbi stafin".

Lini një Përgjigje