
Dorëheqja e papritur e kryeministrit francez Sébastien Lecornu ditën e sotme ka zhytur Francën në një krizë të thellë politike, duke e lënë presidentin Emmanuel Macron me pak mundësi për të dalë nga ngërçi që ka paralizuar vendin.
Në këtë histori që tashmë është bërë disi qesharake, është përfshirë edhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev i cili ka ironizuar zhvillimet e fundit politike në Francë.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Medvedev deklaroi se shkaktari kryesor i kësaj krize është Macroni, i cili është gjtiçka tjetër përveç se president i Francës. Më tej ai shton se edhe kuajt e Kozakëve që mësynë në Paris në 1814, do ta bënin më mirë punën si President i Francës.
Record: France’s government lasted 14 hours. Because France has no president. Just Kiev’s brilliant advocate, Germany and Britain’s buddy, Africa’s chatty arbiter. But Micron doesn’t care about France. Even our Cossacks’ horses entering Paris in 1814 would do his job better...
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) October 6, 2025
“Shënim: Qeveria e Francës zgjati 14 orë. Sepse Franca nuk ka president. Vetëm avokatin brilant të Kievit, mikun e Gjermanisë dhe Britanisë, arbitrin llafazan të Afrikës. Por Mikronit nuk i intereson Franca. Edhe kuajt e kozakëve tanë që hyjnë në Paris në 1814 do ta bënin punën e tij më mirë...”, shkruan Medvedev.
Lini një Përgjigje