TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2023, 17:40

Refuzimi i Rusisë për rinovimin e marrëveshjes së drithit, Turqia: Po punojmë për të arritur dakordësi mes palëve   

Shkruar nga Pamfleti

Refuzimi i Rusisë për rinovimin e marrëveshjes së drithit,

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu është shprehur se Ankaraja po punon për të zgjeruar një iniciativë të mbështetur nga OKB-ja që i mundësoi Ukrainës të eksportojë grurë nga portet e bllokuara nga Rusia pas pushtimit të saj.

"Ne po punojmë shumë për zbatimin e qetë dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëveshjes së grurit të Detit të Zi," tha Cavusoglu në një fjalim në Konferencën e OKB-së për vendet më pak të zhvilluara që po mbahet në Doha, Katar, pasi rusia është zotuar se nuk do të nënshkruaj një marrëveshje për transportin e grurit.

Cavusoglu tha gjithashtu se ai diskutoi përpjekjet e zgjerimit të NATO-s me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Iniciativa për drithërat e Detit të Zi e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia korrikun e kaluar lejoi eksportimin e grurit nga tre porte të Ukrainës. Marrëveshja u zgjat në nëntor dhe do të skadojë më 18 mars nëse nuk bihet dakord për një zgjatje.

marrveshja grurit

Lini një Përgjigje