TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Mars 2023, 14:46

Trump ndez “motorët” e fushatës dhe premton zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë: Vetëm unë mund ta shmang Luftën e Tretë Botërore  

Shkruar nga Pamfleti

Trump ndez “motorët” e fushatës dhe premton zgjidhjen e

Ish presidenti amerikan, Donald Trump duket se ka “ndezur motorët” e fushatës nga e cila pretendon të zgjidhet si kandidati i republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Por këtë herë duke se e pret një garë e vështirë për shkak të problemeve të mëdha me drejtësinë dhe faktit që përballë ka një rival të fortë si guvernatori i Floridës, Ron De Santis.

Do të mbarojmë punën”, Ky ishte sllogani i ish-presidentit Amerikan Donald Trump në konferencën e konservatorëve që u zhvillua dje në afërsi të Uashingtonit.

Edhe pse fjalimi i tij nuk ishte parashikuar i gjatë, Trump foli pothuajse dy orë përballë elektoratit që e ka votuar në 2017, duke rikthyer tematikat e kaluara, nga muri ndarës me Meksikën, lufta kundër burokracisë e deri tek përballja me Kinën, por miliarderi 76-vjeçar shtoi edhe disa elementë të përditësuar. 

Trump nuk la pa akuzuar presidentin aktual, Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter Biden të cilët i quajti kriminelë.  Ai premtoi gjithashtu se do të mbyll konfliktin në Ukrainë dhe se do të rregullojë marrëdhëniet me Putin

Trump deklaroi se me të Rusia nuk do të kishte sulmuar kurrë Ukrainën dhe sparalajmëroi votuesit republikane se ai është kandidati i vetëm i partisë që mund të shmangë Luftën e Tretë Botërore.

Një sondazh i disa orëve para fjalimit tregon se elektorati republikan anon ende nga ish-presidenti, i cili ka 62% të konsensusit kundrejt 20% të rivalit direkt, guvernatorit të Floridës Ron De Santis.

trump fushatë #presidenciale

Lini një Përgjigje