TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Qershor 2024, 08:38

Rebelët Houthi përshkallëzojnë sulmet, godasin me dronë e raketa anijet në Detin e Kuq

Shkruar nga Pamfleti

Rebelët Houthi përshkallëzojnë sulmet, godasin me dronë

Rebelët Houthi kanë sulmuar sërish me drone dhe raketa kundër anijeve, duke iu kundërpërgjigjur bombardimeve amerikano-britanike në zona të ndryshme të Jemenit.

Lajmi është publikuar nga ushtria amerikane.

U regjistruan katër sulme ajrore të grupit Houthi, tre mbi Detin e Kuq, një mbi Gjirin e Adenit, ndërsa një dron tjetër u rrëzua në det, njoftoi Shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së nëpërmjet një reagimi në X.

Më herët, grupi Houthi kërcënuan se do të përshkallëzojnë sulmet e tyre ndaj anijeve që lëviznin jashtë Jemenit, pas sulmeve të reja ajrore të SHBA dhe Britanisë në pozicionet e tyre, ku sipas tyre vranë 16 persona.

Lini një Përgjigje