A mund të jetë rastësi që deklarata e Biden-it erdhi një ditë pasi Izraeli mori kontrollin e Korridorit Filadelfi midis Gazës dhe Egjiptit dhe në të njëjtën ditë trupat izraelite hynë zyrtarisht në qytetin qendror të Rafahut?
Nëse propozimi i paraqitur nga Joe Biden ditën e djeshme për armëpushimin e luftës në Gaza ka qenë i koordinuar me qeverinë izraelite, mbetet ende e paqartë se me kë është konsultuar presidenti.
Një burim i afërt me kryeministrin izraelit tha se mesazhi i presidentit të SHBA-së ishte përtej një marrëveshjeje mes dy palëve. Ndërsa një tjetër burim shtoi se të dy liderët përkatës nuk kishin komunikuar përpara njoftimit të presidentit Biden.
Cili është qëllimi i planit të propozuar nga Biden?
Uashingtonit i ka mbaruar durimi me Benjamin Netanyahun.
Ndërsa SHBA ka mbështetur manovrat e fundit izraelite brenda Rafahut, ose të paktën nuk i kanë kritikuar ato, vendimi i Netanyahu për të goditur ishte një mospërfillje e qartë ndaj Shtëpisë së Bardhë, e cila ishte shprehur vazhdimisht kundër një veprimi të tillë.
A mund të jetë rastësi që deklarata e Biden-it erdhi një ditë pasi Izraeli mori kontrollin e Korridorit Filadelfi midis Gazës dhe Egjiptit dhe në të njëjtën ditë trupat izraelite hynë zyrtarisht në qytetin qendror të Rafahut?
Burime pranë qeverisë thonë se Izraeli nuk ka dijeni pse Biden paraqiti planin me tre faza për të arritur armëpushimin e luftës në Gaza.
Por sipas gazetarit korrenspondent në Lindjen e Mesme Alistair Bunkall, fjalia më e theksuar nga Biden ishte: Është koha që kjo luftë të përfundojë! Presidenti amerikan duket se nuk ka më durim me situatën ku ndodhet Gaza.
Por a do të sjellë ky propozim vërtetë fundin e konfliktit?
Një burim i afërt pranë kryeministrit izraelit Netanyahu, u shpreh për gazetarin se "Biden ka gabuar në të gjitha parashikimet deri më tani dhe nuk duhet të ndërmerrte këtë hap". Sipas tij, me siguri ka një përçarje në kabinetin izraelit.
Kujtojmë se presidenti amerikan Joe Biden tha se Izraeli i ka ofruar Hamasit një marrëveshje të re për armëpushim. Marrëveshja përfshin kthimin e pengjeve izraelitë nga Gaza dhe rindërtimin e zonave civile. Ai theksoi se "është koha që kjo luftë të përfundojë".
“Të gjithë ata që duan paqen tani duhet të ngrenë zërin dhe të punojnë për ta bërë atë reale. Është koha që kjo luftë të përfundojë. Izraeli ka bërë propozimin e tij. Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të provuar nëse ata e duan vërtet atë", tha presidenti gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, Hamasi ka thënë në një deklaratë se e sheh si "pozitiv" propozimin e fundit të armëpushimit të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden.
Grupi militant palestinez ripohoi gatishmërinë e tij për t'u marrë me çdo propozim që ofron./ Përshtati: "Pamfleti", Nga: "Sky News".
Lini një Përgjigje