
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka vizituar qytetin port ukrainas të Odesës në Detin e Zi. Borrell ka parë nga afër dëmet që ka shkaktuar lufta, duke përfshirë lagjen e vjetër të Odesës dhe Katedralen historike Ortodokse të Shndërrimit, e cila u dëmtua rëndë në korrik, shkruan Al Jazeera.
Infrastruktura portuale që është kyçe për eksportet e grurit të Ukrainës është goditur gjithashtu kohët e fundit nga sulmet ajrore ruse. Ndërsa vizitoi vendin e katedrales, Borrell e quajti sulmin ndaj qytetit “barbar”.
“Ky është një shembull i mirë se si Rusia po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën,” tha Borrell, duke treguar rrënojat pas tij në një video të publikuar nga agjencia e tij.
Here in Odesa, one sees the proof of Putin’s use of hunger as a weapon. Russia is attacking the ports & agricultural facilities that export Ukrainian grain to the world, while financially benefitting from increased grain prize. We'll keep supporting ????????.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 30, 2023
↓https://t.co/iNmDbjaXbW
Lini një Përgjigje