TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2023, 16:50

1 vjetori i aneksimit të rajoneve ukrainase, kërcënon Medvedev: Nuk do të ndalemi me kaq, Rusia do triumfojë

Shkruar nga Pamfleti

1 vjetori i aneksimit të rajoneve ukrainase, kërcënon Medvedev:

Ish presidenti rus, Dmitry Medvedev në 1 vjetorin e aneksimit të katër territoreve ukrainase nga Moska deklaroi se Rusia mund të aneksojë më shumë territore të Ukrainës.

“Operacioni special ushtarak do të vazhdojë deri në shkatërrimin e plotë të regjimit nazist në Kiev. Fitorja do të jetë e jona. Dhe do të ketë më shumë rajone të reja brenda Rusisë”, tha Medvedev, i cili tani shërben si nënkryetar i këshillit rus të sigurisë.

Një vit më parë, pas një serie referendumesh të rreme, në të cilat banorët e rajoneve të pushtuara raportuan se ishin detyruar të votonin përmes frikësimit dhe kërcënimit, Rusia nënshkroi "traktate" me përfaqësuesit e Moskës në rajonet e pushtuara të Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, duke i shpallur ato pjesë të Federata Ruse.

Por Moska nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet, ndërkohë që prej muajsh Ukraina ka nisur një kundërofensivë të fortë për t'i rimarrë ato.

medvedev ukraina

Lini një Përgjigje