Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar bankën vjeneze se shkelja e sanksioneve të vendosura pas luftës së Rusisë në Ukrainë, do të sjellë pasoja.
“Raiffeisen Bank” ka nisur manovrat për t’i shpëtuar ndëshkimit amerikan.
“Bloomberg” shkruan se pjesa e parë e një sekuence komplekse marrëveshjesh për riatdhesimin e kapitalit të “Raiffeisen Bank International” të bllokuar në Rusi filloi të mërkurën, me transferimin e aksioneve të një kompanie ndërtimi austriake, në pronësi të oligarkut rus, Oleg Deripaska.
“Strabag SE” tha se ishte njoftuar nga Deripaska se ai kishte transferuar 24.1% të aksioneve të tij - të ngrira nga sanksionet evropiane - te kompania ruse “Iliadis JSC”. Plani ishte që këto aksione t’i blinte “Raiffeisen Bank”, por sipas “Bloomberg”, duke qenë se SHBA doli kundër një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë me Deripaskën, sinjalet janë se dega ruse e Raiffeisen mund të blejë më pas aksionet e Strabag nga “Iliadis” dhe më pas do t'i transferojë ato te kompania e saj mëmë në Austri, si divident në natyrë. Pra duket manovër për t’u hedhur hi syve amerikanëve.
Marrëveshja synon të sjellë në shtëpi gjysmën e rreth 3 miliardë eurove që Raiffeisen ka bllokuar në Rusi, për shkak të kufizimeve në pagesat e dividentëve në para jashtë vendit.
Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar bankën vjeneze se shkelja e sanksioneve të vendosura pas luftës së Rusisë në Ukrainë, do të sjellë pasoja. Sipas amerikanëve, Derpipaska është i sanksionuar nga Perëndimi dhe çdo marrëveshje me të shkel sanksionet. Raiffeisen e konsideron marrëveshjen të ligjshme, pasi nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Deripaskën, teksa ka shtuar se nuk do të vazhdojë më me asnjë marrëveshje që bie ndesh me udhëzimet e SHBA. Por mbetet të shihet cili do të jetë reagimi amerikan.
Dy vjet pas shpërthimit të luftës, prania e vazhdueshme e Raiffeisen në Rusi nënvizon thellësinë e marrëdhënieve midis Austrisë dhe Rusisë, të lidhura me tubacionet ruse të gazit dhe me Vjenën që shërben si një qendër për paratë e gatshme nga Rusia dhe shtetet ish-sovjetike.
Banka është një shpëtim kritik financiar për miliona klientë rusë që duan të dërgojnë euro ose dollarë jashtë vendit. Por ameirkanët kanë vënë në lupë bankën vjeneze dhe pak ditë më parë në zyrat e saj trokiti një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje