TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2024, 13:01

Autobusi me 53 pasagjerë aksidentohet në Gjermani, humbin jetën 5 persona

Shkruar nga Pamfleti
Autobusi me 53 pasagjerë aksidentohet në Gjermani, humbin jetën 5
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit lindor të Leipzig në Gjermani, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 5 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Policia tha se të paktën pesë persona u vranë nga aksidenti ku u përfshi një autobus ndërqytetës pranë qytetit gjerman të Leipzig të mërkurën. Helikopterë të shpëtimit dhe ambulanca të shumta u panë në zonë dhe autostrada A9 , që lidh Berlinin dhe Mynihun, u mbyll në të dy drejtimet.

“Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit”, tha policia, duke shtuar se po punonte me shërbimet e urgjencës për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Rreth 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishin në bordin e autobusit, i cili ishte nisur nga Berlini në Cyrih.

gjermani aksident

Lini një Përgjigje