TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2024, 12:21

Gara presidenciale në SHBA, Obama dhe Bill Clinton në aksion për të ndihmuar Biden të mposhtë Trump

Shkruar nga Pamfleti
Gara presidenciale në SHBA, Obama dhe Bill Clinton në aksion për
Obama, Biden dhe Bill Clinton

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama të premten që kaloi, qëndroi për disa orë në dhomën e familjare të Shtëpisë së Bardhë ku vizitoi ish-zëvendës presidentin e tij, Joe Biden i cili tashmë si president i SHBA-ve kërkon rizgjedhjen për një mandat të dytë.

Obama është shprehur më herët se gara e dytë mes Trump dhe Biden do të jetë tepër e afërt dhe se zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024 do të shënojnë një moment të rëndësishëm për botën.

Biden dhe Obama, së bashku me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, morën pjesë në një thirrje organizuese në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë, duke paralajmëruar 14- vjetorin e Aktit të Kujdesit të Përballueshëm.

“Ne kemi mundësinë të bëjmë edhe më shumë, por kjo ndodh vetëm nëse i kthejmë Joe dhe Kamala në Shtëpinë e Bardhë në nëntor. Pra, ne duhet të vazhdojmë të punojmë.”- u shpreh Obama gjatë mesazhit të tij në një video.

Obama dhe Biden kanë kontakte të rregullta me njëri-tjetrin dhe ish-presidenti ka shprehur haptas mbështetjen për Biden nëpërmjet thirrjeve të rregullta që bën për mbledhjen e fondeve për financimin e fushatës.

Angazhimi i tij me fushatën e Biden pritet të intensifikohet ndërsa intensiteti i përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme është rritur dhe punohet për rindërtimin e koalicionit fitues që i solli fitoren Bidenit në 2020-ën.

Të enjten Obama, Biden dhe ish-presidenti Bill Clinton pritet të kenë një takim ku do të bëjnë thirrje në mbledhjen e fondeve për fushatën në kuadër të rizgjedhjes së Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Jim Messina, menaxheri i fushatës së Obamës në vitin 2012, i cili ka shërbyer si këshilltar i ngushtë i fushatës së rizgjedhjes së Biden, i tha CNN se ish-shefi i tij planifikon të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Biden të sigurojë një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ky mision, tha Messina, është bërë dukshëm më urgjent nga shfaqja e Trump si kandidati kryesor republikan.

obama biden bill clinton shba

Lini një Përgjigje