TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Maj 2024, 22:42

Quajti gruan e kryeministrit Sanchez “të korruptuar”, Spanja tërheq ambasadorin pas deklaratës së presidentit argjentinas!

Shkruar nga Pamfleti

Quajti gruan e kryeministrit Sanchez “të korruptuar”, Spanja

Spanja ka tërhequr ambasadorin e saj në Buenos Aires pasi presidenti argjentinas Javier Milei bëri komente nënçmuese për gruan e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez gjatë një mitingu të së djathtës ekstreme në Madrid.

Javier e quajti gruan e Sanchez, Begona Gomez “të korruptuar” gjatë një mitingu në Madrid të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë Vox dhe ku morën pjesë shumë nga aleatët e saj ndërkombëtarë, raportoi Reuters.

Ndërkohë që ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares tha se ai priste një falje nga Miley.

Me sjelljen e tij, Milei ka sjellë marrëdhëniet midis Spanjës dhe Argjentinës në gjendjen e saj më serioze në historinë e fundit,” tha Albares.

Ministrat e tjerë dënuan gjithashtu fjalimin e Mileit, në të cilin ai e përshkroi socializmin si “të mallkuar dhe kancerogjen”.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha në një postim në aplikacionin e mesazheve sociale X se “sulmet kundër anëtarëve të familjeve të liderëve politikë nuk kanë vend në kulturën tonë”.

Lini një Përgjigje