
Helikopteri i presidentit iranian që u rrëzua disa orë më parë është gjetur nga ekipet e kërkimit, kështu ka raportuar televizioni shtetëror. Ndërkohë që nuk ka ende asnjë përditësim për gjendjen e personave në bord.
Më herët zëvendëspresidenti iranian për çështjet ekzekutive, Mohsen Mansouri tha për agjencinë e lajmeve FARS, se zyrtarët iranianë kanë folur me dy persona në të njëjtin helikopter me presidentin Ebrahim Raisi pas rrëzimit të helikopterit.
“Për shkak se zyrtarët kontaktuan "disa herë" me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të fluturimit menjëherë pas rrëzimit, duket se incidenti nuk ishte i rëndë", tha Mansouri.
Tre helikopterë po fluturonin në të njëjtën rrugë përpara se dy të humbnin kontaktin me helikopterin e Raisit, shtoi ai.
"Ministria e Komunikacioneve dhe agjencitë e tjera të sigurisë kanë identifikuar zonën e incidentit brenda një rrezeje prej 2 kilometrash. Për shkak të kushteve të motit, qasja në zonë është sfiduese" përfundoi ai.
Lini një Përgjigje