TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Maj 2024, 19:49

Rrëzimi i helikopterit të presidentit Raisi, reagon lideri suprem i Iranit: Kombi duhet të lutet për ta!

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i helikopterit të presidentit Raisi, reagon lideri suprem i

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei sapo ka bërë një deklaratë pas raportimeve që presidenti Ebrahim Raisi ishte përfshirë në një rrëzim helikopteri.

Khamenei thotë se kombi duhet të lutet për shëndetin e Raisit, raporton transmetuesi shtetëror IRIB.

Nëse populli i Iranit nuk shqetësohet, nuk do të ketë përçarje në punën e vendit”, shprehet ai.

Kujtojmë se prej disa orësh, helikopteri me Raisin dhe ministrin e Jashtëm të vendit në bord u raportua se kishte pësuar një incident dhe kishte bërë “ulje të vështirë”.

Por sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, ekipet e kërkim shpëtimit po përballen me vështirësi për shkak të mjegullës së dendur. Ende nuk dihet fati i tyre.

Lini një Përgjigje