TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Nëntor 2025, 14:15

Qindra raketa dhe dronë mbi Ukrainë, mbi 600 mijë persona pa energji; viktima dhe të plagosur nga sulmet ruse

Shkruar nga Pamfleti
Qindra raketa dhe dronë mbi Ukrainë, mbi 600 mijë persona pa
Qindra raketa dhe dronë mbi Ukrainë, mbi 600 mijë persona pa energji

Më shumë se 600 mijë banorë në rajonin e Kievit kanë mbetur pa energji elektrike pas një sulmi të natës nga Rusia, njoftuan autoritetet ukrainase.

Ministria e Energjisë tha se mbi 500 mijë prej tyre janë në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër në zonat përreth.

Sipas BBC, Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike me 36 raketa dhe gati 600 drone, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Disa godina banimi u dëmtuan rëndë, ndërsa mes të plagosurve në Kiev është edhe një fëmijë 13-vjeçar. Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se kanë rrëzuar 558 drone dhe 19 raketa.

Sulmet vijnë ndërsa Ukraina po përgatitet për dimër dhe për bisedime të reja me SHBA-në mbi planin e paqes, për të cilin Presidenti Trump po shtyn palët ta pranojnë. Presidenti Zelensky ka thënë se mbështet përpjekjet diplomatike, por se Ukraina duhet të ruajë sovranitetin e saj.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes në Rusi njoftoi se kishte ndërmarrë nja sulm masiv kundër një kompleksi industrial ushtarak dhe strukturave energjetike që mbështesin operacionet e tyre.  

Lini një Përgjigje