TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Nëntor 2025, 14:06

Pezullimi i avionëve airbus A320, rregullohet defekti në softuere; fluturimet kthehen në normalitet

Shkruar nga Pamfleti

Pezullimi i avionëve airbus A320, rregullohet defekti në softuere;

Mijëra avionë Airbus po rikthehen gradualisht në shërbim normal, pasi një problem i papritur me sistemet kompjuterike detyroi kompanitë ajrore t’i mbajnë në tokë për disa orë. Paralajmërimi lidhej me rrezatimin diellor, i cili mund të ndërhynte në kompjuterët e kontrollit të fluturimit.

Airbus njoftoi se rreth 6 mijë avionë A320 u prekën nga problemi, shumica prej të cilëve kërkonin vetëm një përditësim të shpejtë të softuerit, ndërsa rreth 900 avionë më të vjetër kanë nevojë për zëvendësim të kompjuterit të bordit.

Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, tha se përditësimet “u kryen shumë mirë” për mbi 5 mijë avionë. Airbus konfirmoi se më pak se 100 avionë ende presin përditësimin. CEO-ja i kompanisë, Guillaume Faury, kërkoi ndjesë për “vonesat dhe sfidat logjistike” që nisën të premten.

Në Francë, Air France pati disa vonesa dhe anulime në aeroportin Charles de Gaulle.
Në SHBA, American Airlines tha se 340 avionë të saj u prekën, duke paralajmëruar “disa vonesa”, ndërsa Delta njoftoi se ndikimi do të ishte minimal.

Në Britani, ndërprerjet ishin të kufizuara: Gatëick raportoi “disa probleme”, ndërsa Heathroë nuk kishte anulime. EasyJet dhe ëizz Air thanë se fluturojnë normalisht pasi përditësimet u instaluan gjatë natës.

Në Australi, Jetstar anuloi 90 fluturime dhe paralajmëroi se ndërprerjet do të vazhdojnë gjatë fundjavës, ndërsa Air Neë Zealand riktheu në fluturim avionët e saj pasi përditësimet përfunduan.

Çështja u identifikua pasi një avion i JetBlue pësoi humbje të papritur të lartësisë gjatë një fluturimi në tetor, duke detyruar ulje emergjente dhe duke lënduar të paktën 15 pasagjerë.

Hetimet zbuluan një defekt në softuerin që llogarit lartësinë e avionit: Në fluturime të larta, rrezatimi intensiv diellor mund të dëmtonte të dhënat. Përveç A320, u prekën edhe modelet A318, A319 dhe A321.

Rreth 5 mijë 100 avionë e zgjidhën problemin me një përditësim softueri, ndërsa 900 avionë të vjetër do të qëndrojnë të tokëzuar derisa të instalohen kompjuterë të rinj, një proces që varet nga disponueshmëria e pajisjeve.

Lini një Përgjigje