TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Nëntor 2025, 11:20

Bëj para, jo luftë: Plani i vërtetë i Trump për paqe në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Bëj para, jo luftë: Plani i vërtetë i Trump për paqe
Vladimir Putin dhe Donbald Trump

Kremlini i bëri thirrje Shtëpisë së Bardhë për paqe përmes biznesit. Për habinë e Evropës, presidenti dhe i dërguari i tij janë dakord.

Plani i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën nuk ka si qëllim kryesor arritjen e paqes, por të bëjë që SHBA-të, Rusia dhe Ukraina të bëhen partnerë tregtarë, sipas Wall Street Journal.

Burime pranë bisedimeve kanë thënë se Kremlini i ka propozuar Shtëpisë së Bardhë të arrijë paqen përmes biznesit dhe se, me habinë e madhe të Evropës, Uashingtoni ka pranuar linjën e propozuar nga Moska.

Gjatë takimit të tetorit në Miami mes të dërguarit amerikan Steve Witkoff dhe Kirill Dmitriev, kreu i fondit sovran rus dhe negociator i zgjedhur nga Vladimir Putin, dy palët diskutuan një plan 2 trilionë dollarësh për të ringjallur ekonominë ruse. Ky plan do të favorizonte kompanitë amerikane mbi konkurrentët evropianë.

Plani i Dmitriev parashikon që kompanitë amerikane të përdorin rreth 300 miliardë dollarë të aseteve të ngrira të Bankës Qendrore Ruse në Evropë për projekte investimi ruso-amerikane dhe për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Gjithashtu, sipas Dmitriev, kompanitë amerikane dhe ruse mund të bashkohen për të shfrytëzuar pasuritë minerare të Arktikut.

Qëllimi i Kremlinit është të bindë SHBA-të që të shohin Rusinë si një vend me mundësi të mëdha ekonomike, jo si kërcënim ushtarak. Përmes marrëveshjeve shumë-milionëshe në sektorin e mineraleve të rralla dhe energjisë, Moska mund të ridizejnojë hartën ekonomike të Evropës dhe të krijojë një ndarje mes Amerikës dhe aleatëve të saj tradicionalë.

Dmitriev, ish-punonjës i Goldman Sachs, ka gjetur partnerë tek Witkoff, shok i gjatë golfi i Trump, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, i cili përmes fondit të tij Affinity Partners ka tërhequr investime miliardëshe nga monarkitë arabe. Biznesmenët ndajnë të njëjtin qasje gjeopolitike si Trump: Kufijtë janë më pak të rëndësishëm se biznesi.

Witkoff i ka thënë Wall Street Journal se Rusia ka burime të jashtëzakonshme dhe shpreson që Rusia, Ukraina dhe SHBA-të të bëhen partnerë tregtarë.

“Nëse arrijmë këtë, të gjithë përfitojnë dhe kjo do të jetë një mburojë kundër konflikteve të ardhshme”, tha ai.

Brenda Shtëpisë së Bardhë, këshilltarët kryesorë e shohin këtë kombinim biznesi dhe gjeopolitike si mundësi për investitorët amerikanë për të përfituar nga një Rusi pas-lufte dhe për t’u bërë garantë tregtarë të paqes. Rusia ka bërë të qartë se preferon kompanitë amerikane mbi ato evropiane, duke kritikuar liderët e tyre që “bënë shumë gabime” në përpjekjet për paqe.

“Arti i marrëveshjes sipas Trump është: ‘Shikoni, unë po e zgjidh këtë çështje dhe ka përfitime të mëdha ekonomike për Amerikën, apo jo?’”, tha një burim për Wall Street Journal.

vladimir putin donald trump paqja ne ukraine

1 Komente

  1. T
    Tony Pizevengu

    Ja kellirat e parase qe pasi marrin miliona jete njerezish tarnanisen ne "businesses" qe ideojne. Kurre mos u besoni burrave qe thone, jam nga fshati gruas e lere me nga fshati grave.

    Lini një Përgjigje