TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2025, 08:57

Qindra mijëra studentë dhe qytetarë protestojnë kundër Vuçiç në rrugët e Beogradit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Qindra mijëra studentë dhe qytetarë protestojnë kundër
Protestat në Beograd

Qindra mijëra studentë dhe qytetarë demonstruan në rrugët e Beogradit këtë të premte.

Ata protestuan para godinës së Radios dhe Televizionit të Serbisë, duke kërkuar drejtësi nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e tij për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona nga shembja e një çatie.

Përveç llogaridhënies për atë që ka ndodhur, ata kërkojnë që të ketë pasqyrim objektiv të ngjarjeve që lidhen me tragjedinë dhe të mos ketë “lajme përçarëse mes qytetarëve”.

Protestuesit mbajtën 15 minuta heshtje në nder të viktimave të Novi Sadit.

Shkak për demonstratën masive të së premtes u bë edhe një incident që ndodhi të enjten në Beograd, kur një makinë shtetërore u përplas dhe plagosi rëndë një student protestues.


Ngjarja u fiksua në një video e cila u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

protestat në beograd vuçiç

Lini një Përgjigje