TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Janar 2025, 22:52

Skandal në Kroaci, zv.Kryeministri qëllon 9 herë me armë zjarri nga dritarja e automjetit (video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Kroaci, zv.Kryeministri qëllon 9 herë me armë

Zv.Kryeministri kroat, Josip Dabro, njëherazi ministër i Bujqësisë, shfaqet në një video duke qëlluar me armë zjarri teksa ndodhet në një automjet. Dabro ka qëlluar 9 herë në ajër me një pistoletë HS-2000.

Në videon e ka publikuar edhe index.hr, Dabro është në vendin e pasagjerit të veturës dhe është veshur në mënyrë të rastësishme me pantallona të shkurtra dhe një fanellë, gjë që sugjeron se videoja është regjistruar gjatë verës.

Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” nga Zehre Bajraktareviq.

Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës dhe në një moment shihet një shtëpi.

Në video, Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllain tim Mario”. Pasi ai qëllon nga dritarja e veturës me nëntë plumba, fillon të këndojë.


Në fund të videos, Dabro vendos pistoletën në ndarjen pranë vendit të pasagjerit dhe thotë “Përshëndetje, vëlla Mario, natën e mirë”.

Pas publikimit të videos kanë nisur hetimet e autoriteteve përkatëse kroate.

"Ne e konsiderojmë të papërshtatshme dhe të papërgjegjshme këtë sjellje dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Autoritetet kompetente do të kryejnë veprimet e përcaktuara me ligj me qëllim të përcaktimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti".  

Lini një Përgjigje