TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Tetor 2023, 13:52

Qeveria konfirmon se diplomatët sollën në Kosovë një plan për dialogun, Kurti kërkon ndëshkim të Serbisë

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria konfirmon se diplomatët sollën në Kosovë një

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se diplomatët perëndimorë që të shtunën ishin në Prishtinë ku u takuan me kryeministrin Albin Kurti, ofruan një plan për ecjen përpara në dialogun Kosovë-Serbi.

Në komunikatën për media thuhet se Kurti i ka falënderuar diplomatët për planin që kanë ofruar si dhe ka shprehur vlerësimet e tij.

Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej bëhet e ditur se Kurti ka theksuar që prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Kosovën është siguria e shtetit, qytetarëve, kufijve dhe territorit.

Kryeministri i falënderoi për vizitën e përbashkët. Ai theksoi që prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit. Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorizim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, njoftoi qeveria.

Lini një Përgjigje