TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Tetor 2023, 09:41

Osmani takohet me deputeten britanike: Serbia të ndëshkohet për sulmin në Banjskë

Shkruar nga Pamfleti

Osmani takohet me deputeten britanike: Serbia të ndëshkohet për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me deputeten britanike Alicia Kearns, ku e ka falenderuar për përkrahjen ndaj Kosovës.

Osmani shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e vazhdueshëm për mbështetjen ndaj Kosovës.

Ajo kujtoi sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe theksoi “rëndësinë e përpjekjeve të unifikuara ndërkombëtare për të kundërshtuar akte të tilla terrorizmi dhe agresioni jo vetëm për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, por edhe për stabilitetin rajonal dhe më gjerë".

Osmani u shpreh se hetimet e deritanishme të autoriteteve vendore dëshmojnë se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit qëndron Serbia dhe ka kërkuar që të merren masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

“Deputetja Alicia Kearns është një avokate e shquar për Kosovën prandaj presim angazhimin e saj të jetë në funksion të paraqitjes së situatës reale këtu, duke u mbështetur në argumente dhe fakte, siç bën gjithmonë”, tha Osmani.

Ndërkohë, deputetja Kearns theksoi përkushtimin e saj personal për të vazhduar mbështetjen e Kosovës, por edhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të punuar ngushtë në promovimin e paqes dhe stabilitetit.

Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se Kosova është më e fortë me aleatë si Britania.

“Mirë se erdhët në Kosovë, deputete Alicia Kearns! Populli i Kosovës është përzemërsisht falenderues për punën tuaj të çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e të vërtetës. Kosova është më e fortë me aleatë si ju”, shkruan Osmani.

 

vjosa osmani alicia kearns

Lini një Përgjigje