TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Tetor 2023, 20:39

Xhelal Sveçla akuza të forta: Policia arreston terroristët, drejtësia i liron kundrejt parave

Shkruar nga Pamfleti

Xhelal Sveçla akuza të forta: Policia arreston terroristët,

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka shpërthyer në akuza të forta ndaj drejtësisë së Kosovës. Ai u shpreh se terroristët që i arreston policia, gjykata i lirojnë. Ai ju referua rastit të Dejan Pantiç, i arrestuar një vit më parë. Ai sot u la i lirë në këmbim ta garancisë pasurore.

Reagimi i plotë

Policia arreston terroristët, këta me paranë e krimit e blejnë lirinë me dorëzani

Sot pamë që terroristi Dejan Pantiç, i cili ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e ka sulmuar Policinë dhe objektet e KKZ-së vitin e kaluar, iu paska lehtësuar masa nga Gjykata. Nga arresti shtëpiak, në lirim me dorëzani. As masa e parë dhe aq më pak kjo e dyta nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.

Mos të harrojmë që një pjesë e konsiderueshme të kriminelëve që vepronin në veriun e vendit tonë e që sulmuan insitucionet e Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, pjesëtarët e misioneve të huaja dhe gazetarët, janë lënë të lirë në këtë formë. Mund të supozojmë pastaj se me çfarë aktivitetesh janë marrë sërish këta persona.

Po ashtu, veprat për të cilat akuzohen Pantiq dhe të tjerët nuk janë çfarëdo veprash. Ata akuzohen për veprat ndër më të rëndat që parasheh Kodi ynë Penal. Kësisoj, këto lloj masash nuk i shërbejnë aspak përpjekjeve tona për rend dhe ligj në veriun tonë dhe as drejtësisë. Përkundrazi, ato lehtësisht mund të jenë stimulim për vazhdim të avazit të vjetër. Askush nuk mund të jetë kaq neglizhent dhe moskokëqarës ndaj punës së paepur, të përditshme, të palodhshme e me shumë sakrifica të organeve tona të sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës.

Puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë, dhe jo vetëm, nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet.

Lini një Përgjigje